
CALL FOR APPLICATIONS: LEGAL EXPERT FOR THE PREPARATION OF A MANUAL
Opening date of the call: September 17, 2025
Title: Legal Expert for the preparation of a manual
Location: Tirana
Contract start date: September 30, 2025
Contract end date: March 31, 2026
Description
Young people aged 15–29 in Albania represent 18.9% of the population, a concerning indicator that remains high despite the overall decline in unemployment in the country, currently at 9.4%. This high level of youth unemployment reflects structural challenges in the labor market, including the mismatch between young people’s skills and the needs of the job market. A considerable number of young people are engaged in informal employment, while others have migrated, particularly those with higher qualifications. This phenomenon has contributed to a significant “brain drain,” creating gaps in key sectors of the economy and negatively affecting the long-term development of the country.
For this reason, CEDI Center is implementing the project “Legal Education for Decent Youth Employment”, aiming to empower young people for active participation in the country’s social and economic life through legal education and the creation of a supportive environment for decent employment and integration into the labor market.
Project activities include drafting and distributing an educational manual on labor rights, organizing a spring school to develop employability skills, as well as networking forums and job application training sessions.
Objective
CEDI Center will contract a Legal Expert, who will be responsible for preparing a manual on educating young people about labor law.
Duties and Responsibilities
- The Legal Expert is expected to:
- Conduct an analysis of the legal framework on labor rights in Albania, with a focus on youth.
- Draft the structure and content of the educational manual.
- Prepare simplified content with illustrations and concrete examples.
- Deliver the final version of the manual in a print-ready format.
Qualifications and Requirements
- University degree in Law.
- Minimum 5 years of professional experience in the legal field, with a focus on labor rights or youth.
- Experience in drafting educational materials or training programs.
All interested candidates are invited to submit their financial offer and CV no later than September 26, 2025, via email at [email protected]
HAPET THIRRJA PËR NJË EKSPERT LIGJOR PËR PËRGATITJEN E NJË MANUALI NË KUADËR TË PROJEKTIT “EDUKIMI LIGJOR PËR PUNËSIMIN E DENJË TË RINISË”
Data e hapjes së thirrjes: 17 shtator 2025
Titulli: Ekspert ligjor për përgatitjen e një manuali
Venndodhja: Tiranë
Fillimi i kontratës: 30 shtator 2025
Përfundimi i kontratës: 31 mars 2026
Përshkrimi
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç në Shqipëri përbëjnë 18.9% të popullsisë, një tregues shqetësues që mbetet i lartë, pavarësisht rënies së përgjithshme të papunësisë në vend, që aktualisht është 9.4%. Ky nivel i lartë papunësie pasqyron sfidat strukturore në tregun e punës, përfshirë mungesën e përputhshmërisë midis aftësive të rinjve dhe kërkesave të tregut të punës. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve janë të angazhuar në punësim informal, dhe një pjesë kanë migruar, veçanërisht të rinjve e kualifikuar. Ky fenomen ka kontribuar në një “brain drain” të ndjeshëm, duke krijuar boshllëqe në sektorë kyç të ekonomisë dhe duke ndikuar negativisht në zhvillimin afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, Qendra CEDI po zbaton projektin “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, synimi i të cilit është fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën sociale dhe ekonomike te vendit, përmes edukimit ligjor dhe krijimit të një mjedisi mbështetës për punësim të denjë dhe integrim në tregun e punës. Aktivitetet e këtij projekti përfshijnë hartimin dhe shpërndarjen e një manuali edukativ për të drejtat e punës, organizimin e shkollës pranverore për zhvillimin e aftësive të nevojshme për punësim, si dhe forume rrjetëzimi dhe trajnime për aplikimin për punë.
Objektivi
Qendra CEDI do të kontraktojë një Ekspert Ligjor, i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen e një manuali mbi edukimin e të rinjve lidhur me të drejtën e punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Më konkretisht, detyrat që kërkohen nga Eksperti Ligjor janë si më poshtë:
- Të kryejë një analizë të kuadrit ligjor për të drejtat e punës në Shqipëri, me fokus te të rinjtë.
- Të hartojë strukturën dhe përmbajtjen e manualit edukativ.
- Të përgatisë përmbajtje të thjeshtuar me ilustrime dhe shembuj konkret
- Të dorëzojë versionin përfundimtar të manualit në format të gatshëm për botim
Kualifikimet dhe kërkesat e nevojshme:
- Diplomë universitare në drejtësi
- Minimum 5 vite eksperiencë profesionale në fushën ligjore, me fokus te të drejtat e punës ose të rinjtë.
- Eksperiencë në hartimin e materialeve edukative ose trajnimeve.
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë ofertën e tyre financiare dhe CV-të deri më 26 shtator 2025, nëpermjet postës elektronike në adresën [email protected]
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet për procedurat e mëtejshme.