PROJEKTI
Punësimi dhe të Rinjtë
Situata e të rinjve në Shqipëri lidhur me informacionin e tyre mbi edukimin ligjor dhe tregun e punës, si dhe mundësitë e integrimit në të, mbetet sfiduese, veçanërisht për grupmoshën 18–29 vjeç.
PROJEKTI
Shkalla e papunësisë për të rinjtë është më e lartë,
Krahasuar me grupmoshat e tjera, ndërsa shumë të rinj janë të përfshirë në punësim informal apo jo të denjë. Mungesa e praktikave të strukturuara të punës, lidhja e dobët mes arsimit dhe tregut të punës, si dhe mungesa e informacionit mbi të drejtat e punës kontribuojnë në një përgatitje të pamjaftueshme për integrim profesional.
Qendra CEDI me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, synimi i të cilit është:

Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën sociale dhe
dhe ekonomike të vendit, përmes edukimit ligjor.

Krijimi i një mjedisi mbështetës për punësim të denjë
dhe integrim në tregun e punës.
PLATFORMA
Platforma që po eksploroni synon t’i ofrojë mundësinë,
të gjithë të rinjve të interesuar për t’u konsultuar dhe informuar më mirë mbi të drejtat e tyre të punës. Në këtë platformë gjendet manuali “E drejta e punës dhe të rinjtë” i cili trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë. Gjithashtu kjo platformë përmban dy video informuese përsa i përket “ Shkrimi i një CV dhe letre motivimi” dhe “Si të aplikojmë për punë.”
MANUALI
“E drejta e punës dhe të rinjtë“
Trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë.
PROJEKTI
Realizuar

Qendra CEDI
Qendra për Zhvillim dhe Integrim Evropian (CEDI) është një organizatë e shoqërisë civile, e themeluar në vitin 2020 nga një grup njerëzish të motivuar dhe me përvojë në fushën e menaxhimit të projekteve. CEDI synon të kontribuojë në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, veçanërisht me grupet e margjinalizuara, fëmijët, të rinjtë, gratë dhe vajzat.
Misioni i CEDI është të promovojë realitetet europiane, të mbrojë çështjet e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në vlerat dhe standardet evropiane në demokraci dhe qeverisje të mirë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) është institucion i cili garanton dhe promovon të drejtat e të rinjve nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në bazë dhe për zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.
Veprimtaria e AKR-së shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë duke organizuar përgjegjësitë funksionale me qëllim sigurimin e kushteve për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore, zhvillimin e dialogut të strukturuar për të realizuar fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, nxitjen e mekanizmave për zbatim të politikave rinore si dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura, nëpërmjet edhe programeve dhe projekteve që kanë në fokus rininë shqiptare dhe rëndësinë e kësaj të fundit në shoqëri.
KONTAKT
Kjo platformë u krijua nga Qendra CEDI
Në kuadër të projektit “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR).

Adresa
Rruga “Komuna e Parisit”, Nr.7, Ap.21

PROJEKTI
Punësimi
dhe të Rinjtë
Situata e të rinjve në Shqipëri lidhur me informacionin e tyre mbi edukimin ligjor dhe tregun e punës, si dhe mundësitë e integrimit në të, mbetet sfiduese, veçanërisht për grupmoshën 18–29 vjeç.
PROJEKTI
Shkalla e papunësisë për të rinjtë është më e lartë,
Krahasuar me grupmoshat e tjera, ndërsa shumë të rinj janë të përfshirë në punësim informal apo jo të denjë. Mungesa e praktikave të strukturuara të punës, lidhja e dobët mes arsimit dhe tregut të punës, si dhe mungesa e informacionit mbi të drejtat e punës kontribuojnë në një përgatitje të pamjaftueshme për integrim profesional.
Qendra CEDI me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, synimi i të cilit është:

Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën sociale dhe
dhe ekonomike të vendit, përmes edukimit ligjor.

Krijimi i një mjedisi mbështetës për punësim të denjë
dhe integrim në tregun e punës.
PLATFORMA
Platforma që po eksploroni synon t’i ofrojë mundësinë,
të gjithë të rinjve të interesuar për t’u konsultuar dhe informuar më mirë mbi të drejtat e tyre të punës. Në këtë platformë gjendet manuali “E drejta e punës dhe të rinjtë” i cili trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë.
Gjithashtu kjo platformë përmban dy video informuese përsa i përket “ Shkrimi i një CV dhe letre motivimi” dhe “Si të aplikojmë për punë.”