PROJEKTI

Edukimi Ligjor për Punësimin e Denjë të Rinisë

Situata e të rinjve në Shqipëri lidhur me informacionin e tyre mbi edukimin ligjor dhe tregun e punës, si dhe mundësitë e integrimit në të, mbetet sfiduese, veçanërisht për grupmoshën 18–29 vjeç.

PROJEKTI

Shkalla e papunësisë për të rinjtë është më e lartë,

Krahasuar me grupmoshat e tjera, ndërsa shumë të rinj janë të përfshirë në punësim informal apo jo të denjë. Mungesa e praktikave të strukturuara të punës, lidhja e dobët mes arsimit dhe tregut të punës, si dhe mungesa e informacionit mbi të drejtat e punës kontribuojnë në një përgatitje të pamjaftueshme për integrim profesional.

Qendra CEDI  me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, synimi i të cilit është:

Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën sociale dhe

dhe ekonomike të vendit, përmes edukimit ligjor.

Krijimi i një mjedisi mbështetës për punësim të denjë

dhe integrim në tregun e punës.

PLATFORMA

Platforma që po eksploroni synon t’i ofrojë mundësinë,

të gjithë të rinjve të interesuar për t’u konsultuar dhe informuar më mirë mbi të drejtat e tyre të punës. Në këtë platformë gjendet manuali “E drejta e punës dhe të rinjtë” i cili  trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë. Gjithashtu kjo platformë përmban dy video informuese përsa i përket “ Shkrimi i një CV dhe letre motivimi” dhe “Si të aplikojmë për punë.”

MANUALI

“E drejta e punës dhe të rinjtë

Trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë.

Manuali
Manuali “E Drejta e Punës dhe të Rinjtë” që ju paraqesim është produkt i realizimit të fazës së parë të projektit “Edukimi ligjor për punësim të denjë të rinisë” zbatuar nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim Europian me mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Ky manual synon të analizojë të drejtën e punës, rregullimet ligjore në fuqi, duke u fokusuar tek kushtet për punësimin e të rinjve. Mosha minimale e parashikuar nga ligji, kushtet e sigurisë në punë, të drejtat e punë ma rrësit dhe detyrimet përkatëse, si dhe mbrojtja nga diskriminimi. Në këtë material janë arritur të identifikohen disa prej çështjeve kryesore që lidhen me të drejtën e punës, si dhe sfidat kryesore që dalin në zbatimin legjislacionit tonë kombëtar, duke pasur parasysh ndryshimet e vazhdueshme të teknologjisë dhe digjitalizimit të shoqërisë 
  
 Ky manual u përgatit nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim Europian me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë në kuadër të projektit “Edukimi Ligjor për Punësimin e Denjë të Rinisë”.

PROJEKTI

Realizuar

Qendra CEDI

Qendra për Zhvillim dhe Integrim Evropian (CEDI) është një organizatë e shoqërisë civile, e themeluar në vitin 2020 nga një grup njerëzish të motivuar dhe me përvojë në fushën e menaxhimit të projekteve. CEDI synon të kontribuojë në çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut, veçanërisht me grupet e margjinalizuara, fëmijët, të rinjtë, gratë dhe vajzat.

Misioni i CEDI është të promovojë realitetet europiane, të mbrojë çështjet e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në vlerat dhe standardet evropiane në demokraci dhe qeverisje të mirë.

Agjencia Kombëtare e Rinisë

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) është institucion i cili garanton dhe promovon të drejtat e të rinjve nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në bazë dhe për zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

Veprimtaria e AKR-së shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë duke organizuar përgjegjësitë funksionale me qëllim sigurimin e kushteve për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore, zhvillimin e dialogut të strukturuar për të realizuar fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, nxitjen e mekanizmave për zbatim të politikave rinore si dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura, nëpërmjet edhe programeve dhe projekteve që kanë në fokus rininë shqiptare dhe rëndësinë e kësaj të fundit në shoqëri.

KONTAKT

Kjo platformë u krijua nga Qendra CEDI

Në kuadër të projektit “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR).

Adresa

Rruga “Komuna e Parisit”, Nr.7, Ap.21

PROJEKTI

Edukimi Ligjor për Punësimin e Denjë të Rinisë

Situata e të rinjve në Shqipëri lidhur me informacionin e tyre mbi edukimin ligjor dhe tregun e punës, si dhe mundësitë e integrimit në të, mbetet sfiduese, veçanërisht për grupmoshën 18–29 vjeç.

PROJEKTI

Shkalla e papunësisë për të rinjtë është më e lartë,

Krahasuar me grupmoshat e tjera, ndërsa shumë të rinj janë të përfshirë në punësim informal apo jo të denjë. Mungesa e praktikave të strukturuara të punës, lidhja e dobët mes arsimit dhe tregut të punës, si dhe mungesa e informacionit mbi të drejtat e punës kontribuojnë në një përgatitje të pamjaftueshme për integrim profesional.

Qendra CEDI  me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, po zbaton projektin “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, synimi i të cilit është:

Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën sociale dhe

dhe ekonomike të vendit, përmes edukimit ligjor.

Krijimi i një mjedisi mbështetës për punësim të denjë

dhe integrim në tregun e punës.

PLATFORMA

Platforma që po eksploroni synon t’i ofrojë mundësinë,

të gjithë të rinjve të interesuar për t’u konsultuar dhe informuar më mirë mbi të drejtat e tyre të punës. Në këtë platformë gjendet manuali “E drejta e punës dhe të rinjtë” i cili  trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë.

Gjithashtu kjo platformë përmban dy video informuese përsa i përket “ Shkrimi i një CV dhe letre motivimi” dhe “Si të aplikojmë për punë.”

MANUALI

“E drejta e punës dhe të rinjtë

Trajton mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, vetëpunësimi dhe sipërmarrja si alternativa për zhvillim personal dhe ekonomik, si dhe punësimi me kohë të pjesshme apo të përkohshëm si hap i parë drejt pavarësisë financiare për të rinjtë.

Open Book