CALL FOR APPLICATIONS: EXPERT FOR THE PREPARATION OF CONTENT FOR TWO YOUTH-ORIENTED VIDEOS IN THE FRAMEWORK OF THE PROJECT “LEGAL EDUCATION FOR DECENT YOUTH EMPLOYMENT”
Opening date of the call: September 17, 2025
Title: Expert for the preparation of two videos for youth
Location: Tirana
Contract start date: October 15, 2025
Contract end date: August 4, 2026
Description
Young people aged 15–29 in Albania represent 18.9% of the population, a concerning indicator that remains high despite the overall decline in unemployment in the country, currently at 9.4%. This high level of youth unemployment reflects structural challenges in the labor market, including the mismatch between young people’s skills and the needs of the job market. A considerable number of young people are engaged in informal employment, while others have migrated, particularly those with higher qualifications. This phenomenon has contributed to a significant “brain drain,” creating gaps in key sectors of the economy and negatively impacting the country’s long-term development.
For this reason, CEDI Center is implementing the project “Legal Education for Decent Youth Employment”, which aims to empower young people for active participation in the social and economic life of the country through legal education and the creation of a supportive environment for decent employment and integration into the labor market.
The activities of this project include drafting and distributing an educational manual on labor rights, organizing a spring school to develop employability skills, as well as networking forums and job application training sessions.
Objective
CEDI Center will contract an Expert to prepare the content of two dedicated videos designed to provide young people with practical tips on preparing a job application, writing an appropriate CV, drafting a motivation letter, and performing well in job interviews. The videos will contain practical advice on how to succeed when entering the job market.
Duties and Responsibilities
The Expert will:
- Draft two scripts for the videos: one focused on writing a CV, and the other on preparing a motivation letter and job interview.
- Ensure the scripts are well-structured and cover all important aspects of the job application process.
- Provide practical advice on CV and motivation letter writing, interview preparation, and using social media for job searching.
- Assist in selecting case studies and examples to be used in the videos to illustrate best practices.
- Provide guidance and support during the video production process, ensuring the content is tailored to the target audience (youth with no or limited work experience).
- Collaborate with the CEDI team for reviewing and approving the content before video recording.
Qualifications and Requirements
- University degree in Human Resource Management, Psychology, Communication, Marketing, or related fields.
- 3–5 years of experience in human resources, employability training, or career development.
- Experience in creating educational content (videos, online courses) and in youth career support.
- Excellent communication skills.
All interested candidates are invited to submit their financial offer and CV no later than October 12, 2025, via email at [email protected]
***
HAPET THIRRJA PËR EKSPERTË PËR PËRGATITJEN E PËRMBAJTJES SË DY VIDEOVE PËR TË RINJTË NË KUADËR TË PROJEKTIT “EDUKIMI LIGJOR PËR PUNËSIMIN E DENJË TË RINISË”
Data e hapjes së thirrjes: 17 shtator 2025
Titulli: Ekspertë për përgatitjen e dy videove për të rinjtë
Vendnodhja: Tiranë
Fillimi i kontratës: 15 tetor 2025
Përfundimi i kontratës: 4 gusht 2026
Përshkrimi
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç në Shqipëri përbëjnë 18.9% të popullsisë, një tregues shqetësues që mbetet i lartë, pavarësisht rënies së përgjithshme të papunësisë në vend, që aktualisht është 9.4%. Ky nivel i lartë papunësie pasqyron sfidat strukturore në tregun e punës, përfshirë mungesën e përputhshmërisë midis aftësive të rinjve dhe kërkesave të tregut të punës. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve janë të angazhuar në punësim informal, dhe një pjesë kanë migruar, veçanërisht të rinjve e kualifikuar. Ky fenomen ka kontribuar në një “brain drain” të ndjeshëm, duke krijuar boshllëqe në sektorë kyç të ekonomisë dhe duke ndikuar negativisht në zhvillimin afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, Qendra CEDI po zbaton projektin “Edukimi ligjor për punësimin e denjë të rinisë”, synimi i të cilit është fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në jetën sociale dhe ekonomike te vendit, përmes edukimit ligjor dhe krijimit të një mjedisi mbështetës për punësim të denjë dhe integrim në tregun e punës. Aktivitetet e këtij projekti përfshijnë hartimin dhe shpërndarjen e një manuali edukativ për të drejtat e punës, organizimin e shkollës pranverore për zhvillimin e aftësive të nevojshme për punësim, si dhe forume rrjetëzimi dhe trajnime për aplikimin për punë.
Objektivi
Qendra CEDI do të kontraktojë një Ekspertë i cili do të përgatisë përmbajtjen e dy videove për të
dedikuara të cilat do të ndihmojnë të rinjtë me këshilla praktike për përgatitjen e një aplikimi
për punë, shkrimi i një CV të përshtatshme, përgatitja e një letre motivimi, intervista etj. Videot
do të përmbajnë këshilla praktike si të jemi të sukesshëm kur ti drejtohemi tregut të punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Më konkretisht, detyrat që kërkohen nga Specialisti IT janë si më poshtë:
- Të hartojë dy skenarë për videot, një për shkrimin e CV-së dhe një për përgatitjen e një letre motivimi dhe intervista pune.
- Të sigurojë që skenarët të jenë të strukturuar mirë dhe të mbulojnë të gjitha aspektet e rëndësishme të procesit të aplikimit për punë.
- Të ofrojë këshilla praktike për shkrimin e një CV-je dhe një letre motivimi, përgatitjen për intervista dhe përdorimin e rrjeteve sociale për kërkimin e punës.
- Të ndihmojë në përzgjedhjen e studimeve të rastit dhe shembujve që mund të përdoren në video për të ilustruar praktikat më të mira.
- Të sigurojë mbështetje dhe këshilla për realizimin e videove dhe të sigurohet që përmbajtja të jetë e përshtatshme për audiencën e synuar (të rinjtë pa përvojë pune ose me pak përvojë).
- Të konsultohet me ekipin e CEDI për rishikimin dhe miratimin e përmbajtjes përpara xhirimit të videos.
Kualifikimet dhe kërkesat e nevojshme:
- Diplomë universitare në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Psikologji, Komunikim, Marketing, ose fusha të ngjashme.
- 3-5 vjet përvojë në fushat e resurseve njerëzore, përgatitjes për punë dhe trajnimeve.
- Eksperiencë në krijimin e përmbajtjes edukative (video, kurse online) dhe menaxhimin e karrierës për të rinjtë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Të gjithë të interesuarit ftohen të dërgojnë ofertën e tyre financiare dhe CV-të deri më 12 tetor 2025, nëpermjet postës elektronike në adresën [email protected]
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet për procedurat e mëtejshme.