RAPORT MONITORUES ZBATIMI I PLANIT TË INTEGRITETIT NË BASHKINË POGRADEC, SHKODËR DHE ELBASAN
Disclaimer
Ky raport është përgatitur nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim Europian (CEDI) në kuadër të projektit “Lufta kundër
korrupsionit: Të rinjtë në veprim” i cili paraqet rezultatet e monitorimit të zbatimit të Planeve të Integritetit në tre njësi
të vetëqeverisjes vendore në Shqipëri, përkatësisht Bashkinë Pogradec, Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Shkodër. Raporti ka për qëllim vlerësimin e integritetit institucional në këto bashki përmes analizës së kuadrit institucional dhe ligjor si dhe zbatimit të tij në praktikë, në përputhje me Planin e Integritetit për secilën bashki.